Aksidentet e trafikut në vendin tonë, kanë filluar të bëhen të shpeshta.
Një i tillë ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në Kishnicë.
Në aksident është përfshirë një autobus dhe dy vetura.
Sipas informacioneve të dëshmitarëve në këtë rast thuhet se të lënduar kanë mbetur pesë persona.
Veturat e përfshira në këtë aksident kanë pësuar edhe dëme të mëdha materiale.
Ndryshe magjistralja në fjalë është mjaft e frekuentuar dhe janë të shumta aksidentet të cilat ndodhin në këtë pjesë.