Pesë persona të lënduar nga një aksident në Skenderaj

15:19 | 12 Prill 2019

Pesë persona kanë përfunduar të lënduar, pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Skenderaj.

“Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në mes dy veturave civile në Skenderaj, si pasojë e aksidentit pesë persona kan kërkuar tretmanin mjeksor në QKMF në Skenderaj”, tha Avni Zahiti nga Policia e Kosovës për Express.

Ndryshe, pak më parë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rajonin e Gjakovës. Nga ky aksident ka humbur jetën një 40 vjeçar – shtetas i Shqipërisë dhe janë lënduar gjashtë të tjerë.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Komento: