Pesë persona të lënduar pas një aksidenti të rëndë në Mitrovicë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pesë persona të lënduar pas një aksidenti të rëndë në Mitrovicë

16:03 | 25 Maj 2020

Aksident trafiku në Mitrovicë, pesë të lënduar.

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në Mitrovicë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë. Në aksident ishin të perfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara, pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Komento: