Pesë raste të dhunës në familje raportohen për 24 orë në Kosovë

09:40 | 06 Qershor 2026
pese-raste-te-dhunes-ne-familje-raportohen-per-24-ore-ne-kosove

Policia e Kosovës ka raportuar pesë raste të dhunës në familje gjatë 5 qershorit në Prishtinë, Obiliq, Malishevë dhe Gjakovë.

Në Prishtinë, një çift bashkëshortor u arrestua pasi pas një mosmarrëveshjeje sulmuan fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të dy u liruan në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 05.06.2026-01:30. Janë arrestuar dy të dyshuar  kosovarë (burrë e grua) bashkëshort në mes vete pasi të njëjti pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, është raportuar edhe një rast i dhunës psikologjike, ku një burrë dyshohet se kishte ushtruar vazhdimisht presion dhe dhunë psikike ndaj partneres me të cilën bashkëjeton. Rasti mbetet nën hetime.

  Prishtinë 19.05.2026, 20:00. I dyshuari m/k me të cilin bashkëjeton ankuesja f/k, në vazhdimësi dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psiqike ndaj saj. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore.

Në Obiliq, një person u arrestua nën dyshimin se kishte tentuar të sulmonte familjarët e tij. Pas trajtimit mjekësor dhe vlerësimit në repartin e neuropsikiatrisë në QKUK, ai u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit.

Obiliq / 05.06.2026-07:20. Është arrestuar i dyshuari m/k, nën dyshimin se i njëjti ka tentuar t’i sulmoj familjarët e tij. Të dyshuarit  fillimisht i është ofruar tretman mjekësor, pastaj me rekomandim është dërguar edhe në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë. Me vendim të prokurorit, pasi i dyshuari është trajtuar, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë, një i dyshuar në gjendje të dehur u arrestua për ushtrim të dhunës në familje dhe pas trajtimit mjekësor u dërgua në mbajtje.

Malishevë / 05.06.2026-09:50. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë në familjen e tij. I dyshuari, fillimisht është dërguar në QKMF- për tretman mjekësor, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjakovë, një burrë u arrestua pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Komento: