Pesë raste të kanosjes në Kosovë vetëm të mërkurën

09:07 | 21 Dhjetor 2023
pese-raste-te-kanosjes-ne-kosove-vetem-te-merkuren

Pesë raste të kanosjes janë raportuar vetëm dje në Policinë e Kosovës.

Katër nga këto rast kanë ndodhur në Prishtinë.

Ndërkaq një në Kamenicë.

Raporti i plotë i policisë:

· Rr. Ndue Perlleshi, Prishtinë /20.12.2023 – 09:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që një kohë të gjatë përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Rr.Ilir Konushevci-Prishtinë, 20.12.2023-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur me armë viktimën mashkull kosovar deri sa ai ka qenë në lokalin e tij. Gjatë verifikimit i dyshuari i lartcekur ka rezultuar se kishte urdhëresë aktive dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

· Prishtinë 20.12.2023-11:10.Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se e kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.

· Prishtinë 20.12.2023-18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) nën dyshimin se të njëjtit për motive (ende) të panjohura kanë kanosur njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.

Sheshi-Metush Krasniqi, Kamenicë 20.12.2023 – 13:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komento: