Pesë skuadra nga Premierliga janë futur në garë për yllin e PSG-së.
PSG nuk do të rinovojë kontratën me Thiago Silvën, i cili në verë do të jetë lojtar i lirë, duke lënë Francën pas plot 8 vitesh.
Pavarësisht moshës 35-vjeçare, eksperienca e brazilianit mund të jetë thelbësore në shumë ekipe.
Gjasat më të mëdha janë që mbrojtësi të kalojë në Angli, ku janë plot 5 klube që interesohen për të.
Favorit mbetet Everton, që ka avantazh të madh Carlo Ancelottin, i cili gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me Thiago Silvën. Përveç Everton, për shërbimet e brazilianit interesohen edhe Arsenal, Ëest Ham, Neëcastle dhe Wolves.
Silva te PSG është transferuar në vitin 2012 nga skuadra e Milanit.