Pesë spitale në Kosovë nuk e kanë asnjë pacientë me COVID-19

12:40 | 13 Mars 2022

ShSKUK: Pesë spitale nuk kanë pacientë me COVID-19.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur në pesë spitale nuk ka pacientë me COVID-19.

“Spitali i Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë në raportet e datës 13 mars 2022 kanë raportuar se nuk kanë pacientë me COVID-19. Ndërkaq, në Spitalin e Gjilanit dhe atë Pejës janë vetëm 3 pacientë me COVID-19”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Bëhet e ditur edhe se në Klinikën Infektive në trajtim janë 11 pacientë, prej tyre, katër të konfirmuar me COVID-19.

Me oksigjeno-terapi në tërë ShSKUK-në, po trajtohen 11 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, tre pacientë

Spitali i Pejës, një pacient

Spitali i Gjilanit, dy pacientë.

Komento: