
Pesë burra janë arrestuar në Gjermani, të dyshuar për përfshirje në një komplot për të goditur me makinë njerëzit në një treg Krishtlindjesh, ka raportuar BBC.
Tre marokenë, një egjiptian dhe një sirian u arrestuan të premten për planin për të synuar një treg në shtetin jugor bavarez. Autoritetet thanë se dyshonin për një “motiv islamist”.
Prokurorët thanë se egjiptiani – një 56-vjeçar – dyshohet se “ka bërë thirrje për një sulm me makinë… me qëllim vrasjen ose plagosjen e sa më shumë njerëzve”. Marokenët dyshohet se kanë rënë dakord të kryejnë sulmin.
Zyrtarët në Gjermani kanë qenë në gatishmëri të lartë pas sulmeve të mëparshme në tregjet e Krishtlindjeve, përfshirë atë në Magdeburg dhjetorin e kaluar që vranë gjashtë persona.