Janë bërë shumë të shpeshta aksidentet në vendin tonë.
Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Në mëngjesin e sotëm një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Prizren, ku për pasojë janë lënduar pesë persona.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Lirije Podrimaj-Beqiraj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Aksidenti ka ndodhur në ora 8:00 të mëngjesit të sotëm mes dy automjeteve. Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Podrimaj-Beqiraj.
Ajo ka thënë se me aksidentin janë duke u marrë njësitet policore dhe se ky rast ka kaluar në kundërvajtje.