Pesë top diplomatë vijnë të premten në Prishtinë dhe Beograd

14:08 | 18 January 2023

Përpjekjet për dialog, pesë top diplomatë të premten në Prishtinë dhe Beograd.

Këtë të premte pritet që pesë diplomatë nga BE-ja dhe SHBA-ja pritet të vijnë në Prishtinë dhe në Beorgad, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka dhënë detaje mbi vizitat e planifikuar në dy kryeqytetet, sot në një konferencë për media.

Ai ka thënë se, në përpjekje për ta avancuar dialogun, emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajcak, në këtë vizitë, do të shoqërohet nga këshilltari i presidentit francez, i angazhuar për dialogun Kosovë – Serbi; këshilltari i kancelarit gjerman, këshilltari i kryeministrit të Italisë. Me evropianë do të vijë edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Vizitat e përfaqësuesve tanë njoftohen nga institucionet e BE-së. Vërtetë emisari Lajçak do të udhëtojë këtë javë në rajon, që është në kuadër të tentimeve për ta avancuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Lajçaku do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte. Në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti e në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq, ku do të diskutohen hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Në këtë vizitë emisari Lajçak do të përcillet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, si dhe nga zv. sekretari amerikan Gabriel Escobar”, ka thënë Stano.

Komento: