Pesë transferimet më të shtrenjta në Serie A

23:26 | 02 Shtator 2019

Merkatoja e mbyllur në Serie A: Këto janë 5 transferimet më të shtrenjta të verës.

Ora 22:00 ka shënuar mbylljen e afatit kalimtar veror në futbollin italian.

Skuadrat e Serie A kanë qenë mjaft aktive edhe në ditën e fundit të merkatos, ku vlejnë të cekën lëvizjet e Romës.

Por, gjatë gjithë verës, gjigantët e Italisë si Milan, Juventus, Inter e Napoli, kanë kryer lëvizje të mëdha, duke afruar emra të mëdhenj në Serie A.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell pesë transferimet më të shtrenjta në Itali gjatë kësaj vere, listë së cilës i prinë Romelu Lukaku.

Romelu Lukaku – 70 milionë funte (Man Utd – Inter)

Matthijs de Ligt – 68 milionë funte (Ajax – Juventus)

Hirving Lozano – 34 milionë funte (PSV – Napoli)

Kostas Manolas – 32 milionë funte (Roma – Napoli)

Rafael Leao – 32 milionë funte (Lille – Milan)

Komento: