Pesë viktima dhe 35 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

16:21 | 30 May 2020

Pesë të vdekur dhe 35 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë Veriore .

Pesë pacientë kanë ndërruar jetë dhe 35 raste të reja me koronavirus u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore.

Katër të vdekurit janë nga Shkupi dhe njëri nga Struga. Ndërsa, të infektuar 22 janë nga Shkupi, 6 nga Tetova, 4 nga Kumanova dhe nga 1 prej Gostivari, Struga dhe Shtipi. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se sot u shëruan 19 pacientë.

Komento: