Prodhuesit përshkruajnë momentin kur kuptuan se vaksina funksiononte.
Prodhuesit e vaksinave kanë përshkruar momentin kur kuptuan se kishin një vaksinë Covid që funksiononte.
CEO i gjigantit farmaceutik Pfizer, Albert Bourla, i tha NBC News të enjten se kompania e tij kishte investuar 2 miliardë dollarë të kapitalit të saj te vaksina dhe ishte “një moment i pabesueshëm” kur zbuloi se vaksina e Pfizer ishte 95% efektive.
“Të nesërmen, kur shkova në shtëpi u ula në divan me një gotë verë, me gruan dhe fëmijët dhe kuptova se çfarë do të thotë kjo për botën”, tha ai.
Ndërkaq, presidenti i ndërmarrjes së bioteknologjisë Moderna, Stephen Hoge, tha se u lehtësua kur iu tha se vaksina Moderna ishte 94% efektive në provat klinike.
“Ata më njoftuan për efikasitetin e vaksinës”, tha Hoge. “Nuk mendoj se mbaja mend diçka tjetër për rreth 20 minuta. Kishte këtë ndjenjë dërrmuese lehtësimi ”.
Të dy kompanitë, Pfizer dhe Moderna kanë aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për vaksinat e tyre.