Pësoi arrest kardiak në mes të lojës, vdes portieri në Belgjikë

09:27 | 14 February 2023

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Belgjikë, teksa në përballjen me Winkel Sport B dhe Westrozebeke, ndeshje kjo e vlefshme për kampionatin provincial në West Flander, portieri i vendasve ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak.

Espeel, vetëm 25-vjeçar ra menjëherë në tokë, pas pritjes së një penalltie.

Mjekët ndërhyn menjëherë ku filluan ti bënin të riut dhe masazh kardiak, para se lojtari të transferohej në spital, ku fatkeqësisht ndërroi dhe jetë.

Arne Espeel vdiq në moshën 25-vjeçare në sytë e të afërmve të tij, të cilët po ndiqnin ndeshjen nga tribuna. /abcnews .al

Komento: