Pësoi atak kardiak në fushën e lojës, Luton zbulon gjendjen e kapitenit Lockyer

11:02 | 22 December 2023


Tom Lockyer është kthyer në shtëpi.

Në një deklaratë zyrtare, klubi i Luton jep informacione më të detajuara për gjendjen e Lockyer:

“Ne jemi të kënaqur të raportojmë se kapiteni ynë Tom Lockyer ka filluar një periudhë rehabilitimi nga komoditeti i shtëpisë së tij pas lirimit nga spitali. Ky lajm inkurajues pason një procedurë të suksesshme të martën, në të cilën Tom-it iu vendos një pajisje ICD (defibrilator kardioverter i implantueshëm) për të parandaluar përsëritjen e aksidentit të së shtunës.

Klubi, Tom dhe familja Lockyer dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë rast për të përsëritur falënderimet tona më të thella për të gjithë Bournemouth-in, tifozët e tyre, zyrtarët e klubit dhe mbi të gjitha stafin mjekësor dhe mesfushorit Philip Billing, i cili ishte i pari që iu gjend Tom-it në në fushë dhe kërkoi ndihmë.

Falë tyre, Tom pati mundësinë të shërohej”.

Komento: