Christopher Nkunku nuk do të luajë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Sulmuesi i Leipzigut pësoi një lëndim sot në stërvitje, që e lë atë jashtë këtij turneu.
Kombëtarja franceze ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë se Nkunku mbetet jashtë Kupës së Botës, që fillon më 20 nëntor.
“I lënduar në stërvitje, Christopher Nkunku largohet nga Kupa e Botës. I gjithë grupi ndanë trishtimin e Christopher dhe i uron atij një shërim të shpejtë”, thuhet në njoftim.
Nkunku kishte pësuar lëndim në stërvitje në një duel me Eduardo Camavingan.