Pëson lëndim në gju, ylli i Arsenal përfundon sezonin

20:44 | 26 June 2020

Martinelli humb sezonin pas një lëndimi në gju.

Arsenal do të ketë një humbje të madhe për pjesën e mbetur të sezonit.

Shtatë xhirot e mbetura në Premierligë, Arsenal do të duhet t’i luajë pa talentin e skuadrës, Gabriel Martinelli.

Martinelli ka pësuar një lëndim në gju së fundmi, dhe duket se sezoni i tij tashmë është i përfunduar.

“Gjuri i majtë. Lëndim i pësuar gjatë stërvitjeve të 21 qershorit”, thuhet në komunikatën e Arsenal, transmeton lajmi.

“Janë marrë procedurat e nevojshme për të riparuar dëmtimin në gjurin e majtë. Lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e mbetura të 2019/20”, thuhet tutje në njoftimin e ‘Gunners’.

Gabriel ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm tek Arsenal këtë sezon. Ai fitoi besimin e trajnerit kur mungonin emra si Lacazette dhe Aubameyang.

Komento: