Pëson ndryshime lista e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit

10:04 | 18 Janar 2021

Më 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në institucionet kryesore udhëheqëse të vendit.

Tashmë partitë politike kanë publikuar listat e tyre të kandidatëve për deputetë.

Por sipas vendimit të KQZ-së, lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të pësojë ndryshime.

Kjo u bë e ditur nga Alma Lama, ish-ambasadore si dhe tashmë kandidate për deputete nga radhët e partisë së LDK-së.

Ajo tha se për shkak të këtyre ndryshimeve, numri i saj bartës do të jetë numër 87.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Për shkak të përfaqësimit të drejtë të kuotës gjinore, siç ka kërkuar KQZ-ja, lista e LDK-së ka përsuar disa ndryshime.

Në listën e KQZ-së, tani une do te bart ne këtë numër: #87.

Me respekt,

Alma.

Komento: