Pësuan humbje të papritur, vjen deklarata befasuese nga ylli i Juventusit

17:48 | 21 Korrik 2019

Federico Bernardeschi, u inkurajua nga performanca e Juventusit gjatë humbjes së tyre 3-2 në Tottenham Hotspur, duke thënë që skuadra italiane luajti mirë.

Maurizio Sarri pësoi humbjen në ndeshjen e tij të parë si bosi i Juventusit, por ishte futbollisti Bernardeschin që u përpoq të luajë në tri role të ndryshme, përcjell ORAinfo.

“Ne jemi të zhgënjyer me rezultatin, por ekipi ka luajtur shumë mirë, veçanërisht në pjesën e dytë,” tha ai pas ndeshjes.

“Këto janë lojëra të vështira, sepse kur je në preseason, këmbët nuk janë 100 përqind. Lojërat si këto ndihmojnë vetëm për të vënë minuta në këmbët tuaja dhe t’ju ndihmojë të ecni tutje”, ka përfunduar Federico./ORAinfo/

Komento: