Petar Perkoviq flet nga Zubin Potoku: Kërkova nga Kosova të më lejojë një takim me dy të rinjtë e lënduar serbë

21:25 | 06 January 2023

Petkoviq nga Zubin Potoku: Kërkova nga Kosova të më lejojë një takim me dy të rinjtë e lënduar serbë.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar se ka kontaktuar me familjet e të lënduarve në Shtërpcë dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të takohet me të rinjtë e lënduar.

Ndonëse e pakonfirmuar nga Policia e Kosovës se incidenti ishte i motivuar etnikisht, Petkoviq ka thënë se dy të rinjtë serbë u qëlluan vetëm pse ishin të veshur me rroba serbe.

“Milloshi dhe Stefani u qëlluan vetëm sepse ishin të veshur me rroba të Krishtlindjes dhe sepse kishin emër dhe mbiemër serb”, ka thënë Petkoviq.

Ai ka deklaruar se dikush dëshironte ta përgjakte Krishtlindjen.

Ndryshe, Petkoviq është duke qëndruar në Zubin Potok, ku bashkë me serbë e prijës fetarë, po e shënojnë Krishtlindjen Ortodokse që festohet sonte.

Komento: