Petar Petkoviq sot dhe nesër për vizitë në Kosovë

09:50 | 19 Gusht 2021

Petkoviq sot dhe nesër për vizitë në Kosovë.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë.

Në ditën e parë të vizitës, Petkoviq do të marrë pjesë në një festë fetare në Prilluzhë.

Pas Liturgjisë është planifikuar një predikim nga Peshkopi Teodosije i Rashkë-Prizrenit dhe Kosovës, si dhe një fjalim nga Petkoviq.

Nga ora 12, Petkoviq do të vizitojë edhe disa fshatra të komunës së Leposaviqit, njoftoi zyra e tij, raporton Kosovo Online.

Komento: