Peter Stano mban konferencën e fundit si zëdhënës i BE-së: Shtetet anëtare vendosin për të ardhmen e Lajçakut

18:08 | 28 November 2024
peter-stano-mban-konferencen-e-fundit-si-zedhenes-i-be-se:-shtetet-anetare-vendosin-per-te-ardhmen-e-lajcakut

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, mbajti të enjten konferencën e tij të fundit për media, pasi mandati i tij përfundon këtë të shtunë.

Gjatë adresimit, Stano u ndal veçanërisht te procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai sqaroi se mandati i Lajçakut është i vlefshëm deri më 31 janar 2024, duke theksuar se çdo vendim për të ardhmen është në dorën e shteteve anëtare të BE-së.

“Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, zgjat deri në janar,” tha Stano.

Në lidhje me të ardhmen e këtij procesi, Stano theksoi se nuk mund të komentojë më tej.

“Nuk më takon mua të flas për këtë apo të komentoj se çfarë do të ndodhë më pas.”

Ai nënvizoi rëndësinë e vendimeve që do të merren nga shtetet anëtare të BE-së.

“Kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vendimi për mandatin e çdo Përfaqësuesi Special është në dorën e shteteve anëtare dhe ato duhet të vendosin për këtë.”

Kjo konferencë shënoi përmbylljen e mandatit të Stanos si zëdhënës i BE-së, ndërsa vëmendja mbetet te hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi dhe vendimet që do të pasojnë në institucionet evropiane.

Komento: