Peticion me 37 mijë nënshkrime kundër Kosovës në adresë të Trumpit

23:06 | 14 Shkurt 2019

Serbët e Amerikës i kanë dërfuar Donald Trumpit peticion me 37 mijë nënshkrime kundër Kosovës.

Një peticion me 37,000 nënshkrime dhe një rezolutë i janë dorëzuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës disa ditë më parë nga Komuniteti Serbo-Amerikan në Amerikë.

Serbët e Amerikës kanë kërkuar nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe Kongresi, me 37,000 nënshkrime që të tërheqin çdo ndihmë ekonomike dhe mbështetje për Kosovën, politikën e jashtme dhe të brendshme të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që shkruhet në Blic.rs, peticioni është dorzuar tek Presidenti Trump dhe sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo.

Ata e kanë quajtur Kosovën, djep i civilizimit serb dhe i një rëndësie të madhe për identitetin e popullit serb dhe se Thaçi krijoi ushtrinë e Kosovës në kundërshtim me OKB, BE dhe NATO.

Ata kanë kërkuar gjithashtu që të mbahet një debat në Kongres mbi ndikimin dhe kostot e politikës së jashtme të SHBA-ve në Serbi dhe në Kosovë.

“Fushata e mbledhjes së nënshkrimeve vazhdon, për të mbajtur presion mbi administratën amerikane”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komento: