Hapet peticioni online për dënim me vdekje të personit që vrau 8 vjeçarin në Fier.
Vrasja tragjike e djaloshit 8 vjeçar në Fier të Shqipërisë para disa ditësh ka tronditur gjithë shqiptarët.
Përpos që u vu përball organeve të drejtësis reagime të shumta kishte edhe nga artista, këngëtarë të shqipërisë si dhe të Kosovës.
Për personin që ka kryer këtë krim u kërkua që dënimi i tij të jetë me vdekje.
Së fundi, është hapur dhe një peticion të cilin e bëri të ditur moderatorja e “Why Not”, Roza Lati.
Ajo ka postuar peticionin në llogarinë e saj Instagram ku është portreti i vrasësit, Klodian Çalamani si dhe e vogëlushit tanimë të ndjerë.