Peticion online për dënim me vdekje të personit që vrau 8 vjeçarin në Fier

20:51 | 19 Nëntor 2021

Hapet peticioni online për dënim me vdekje të personit që vrau 8 vjeçarin në Fier.

Vrasja tragjike e djaloshit 8 vjeçar në Fier të Shqipërisë para disa ditësh ka tronditur gjithë shqiptarët.

Përpos që u vu përball organeve të drejtësis reagime të shumta kishte edhe nga artista, këngëtarë të shqipërisë si dhe të Kosovës.

Për personin që ka kryer këtë krim u kërkua që dënimi i tij të jetë me vdekje.

Së fundi, është hapur dhe një peticion të cilin e bëri të ditur moderatorja e “Why Not”, Roza Lati.

Ajo ka postuar peticionin në llogarinë e saj Instagram ku është portreti i vrasësit, Klodian Çalamani si dhe e vogëlushit tanimë të ndjerë.

Komento: