Peticioni për largimin e kryetarëve e zgjedhjet në veri, KQZ pa përgjigje

15:44 | 15 Gusht 2023
peticioni-per-largimin-e-kryetareve-e-zgjedhjet-ne-veri,-kqz-pa-pergjigje

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, nuk ka pasur përgjigje nëse ky institucion do të merren me organizimin e procedurave për largimin e kryetarëve të veriut.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, ai është pyetur nga gazetarët se a është gati ky institucion për organizmin e zgjedhjeve në veri.

Ai nuk ka dhënë detaje, por tha se do të shohin ditëve në vijmë se cilat do të jenë procedurat që duhet ndjekur.

Kur u pyet për grupin punues për hartimin e udhëzimit administrativ për këtë procedurë, ai tha se kjo ka qenë kërkesë e Ministrisë dhe se janë duke mu mbajtur takimet, duke mos sqaruar më shumë.

“Janë duke u mbajtur takime… deri sa të marrim një përfundim nga Komisioni nuk kemi çka me deklaruar. Ajo është kërkesë e Ministrisë, ata e kanë kërkuar një anëtar e kemi dërguar”.

“Ta shohim ditëve në vijmë se çka do të veprojmë, për momentin nuk kemi përgjigje”./EO/

Komento: