Petkoviç del nga takimi: Nuk ka marrëveshje, Vuçiç do të qëndrojë në Bruksel

15:54 | 18 Gusht 2022

Kryenegociatori i palës serbe në dialogun e Brukselit, Petar Petkoviç, tha se nuk ka mundur të arrihet asgjë në Takimin e Nivelit të Lartë, ngase pala kosovare tha se “ka refuzuar çdo kompromis”.

“Më e rëndësishmja është se ne kemi luftuar për paqe, stabilitet, për zgjidhje kompromisi dhe për këtë arsye presidenti Aleksandar Vuçiç po qëndron këtu në Bruksel për edhe ca kohë”.

Mediat serbe të afërta me Vuçiç-in, kanë përçuar informacione duke thënë se kryeministri kosovar, Albin Kurti, ka refuzuar të bëjë koncesione karshi kërkesave të presidentit serb, përçka me “dramaticitet” të madhe propagandues e shpërndanë lajmin.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, i cili ka qenë me palët negocuese caktoi konferencë për media në orën 14:15, por kjo konferencë nuk ka nisur ende.

Në anën tjetër, mediat serbe lajmëruar se President i Serbisë ka thirrur takim urgjent me serbët e Kosovës të dielën në Beograd, në ora 11:00, shkruan Reporteri.net.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk doli në adresim për media, teksa Petkoviç tha se do t’i adresohet serbëve sonte mëngjesin e të premtes me t’u kthyer në Beograd.

Një takim tjetër trepalësh u lajmërua se po përgatitet gjatë ditës, pas zhvillim të takimeve të shumta dy palëshe, ku prezent krahas palës evropiane është zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar.

Ky i fundit ka thënë se pret marrëveshje që ruan stabilitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Komento: