Petkoviq bën drama në reagimin ndaj Bislimit: Dialogu zhvillohet Prishtinë-Beograd, jo Kosovë-Serbi

14:26 | 31 Maj 2025
petkoviqit-i-djeg-qe-ambasadori-britanik-e-uroi-kosoven-per-njohjen-nga-kenia,-ky-eshte-reagimi-i-tij

Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar ndaj një interviste që kreu i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka dhënë për mediumin “Deutche Welle”. Sipas Petkovicit, intervista e Bislimit “është një mashtrim i pastër”.

Petkovic ka thënë se s’është e vërtetë që Ekipi Menaxhues s’ka paraqitur draft-statut për Asociacionin.

Politikani serb ka dramatizuar dhe i është kapur zëvëndëskryeminstrit Besnik Bislimi edhe për formulimin që ka përdorur se dialogu po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se sipas Rezolutës së OKB-së, dialogu zhvillohet mes “Prishtinës dhe Beogradit”.

“Është gënjeshtër që dialogu po zhvillohet midis “Serbisë dhe Kosovës” – Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e vitit 2010 vendosi një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Petkoviq./Express

Komento: