Petkoviq e quan Rada Trajkoviq “zëdhënëse të NATO-s”

18:30 | 21 Gusht 2022

Petar Petkoviq, po vazhdon me ofendimet e tij.

Drejtori i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, e kq quajtur politikanen serbe, Rada Trajkoviq, “zëdhënëse të NATO-s”

Këtë ai e ka bërë në një reagim në Twitter ku i komentonte deklaratat e Trajkoviq për NATO-n.
“Kjo nuk është për t’u habitur, tani ka kaluar nga mbështetja për Albin Kurtin në atë të NATO-s. Ajo kurrë nuk ka qenë në anën e serbëve dhe të Serbisë. Dhe kur ROSU-ja pushton veriun, nuk e shqetëson”, ka shkruar Petkoviq.

Trajkoviq u shpreh në këtë rrjet social se është në mandatin e KFOR-it edhe heqja e barrikadave.

“Detyra kryesore e KFOR-it është të ofrojë siguri dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Heqja e barrikadave është në mandatin e KFOR-it”, ka thënë Trajkoviq.Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova ka dy synime e që janë shfuqizimi i shtetit serb në Kosovë dhe ‘dëbimi i serbëve’.

Pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Vuçiq ka thënë se Beogradi kishte propozuar targa me status neutral “KS” mirëpo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është pajtuar dhe ka kërkuar që ato të jenë “RKS”.“Kuptimi i gjithçkaje është se çfarëdo që ne pranojmë apo nuk pranojmë, ata refuzojnë gjithçka”, ka thënë Vuçiq.

Ai, gjithashtu, ka thënë se mesazhi i tij për Kosovën është se Serbia do të mbrojë popullin e saj në Kosovë kinse nga persekutimet, duke theksuar se nuk do të ketë refugjatë. Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë të komunave, kryetarët e rretheve dhe drejtorët e spitaleve.

Komento: