Petkoviq ka reaguar për targat, e quan Sveçlën “i forti i Kurtit” .
Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka komentuar thirrjet e kryeministrit Albin Kurti dhe ato të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla për kthimin e targave ilegale në ato “RKS”.
Sipas tij, serbët “me çdo video të re të publikuar nga Albin Kurti” apo siç e quajti ai ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlën “i forti i Kurtit” janë më të vendosur në siç tha ai qëllimin e tyre që të mos heqin dorë nga targat e tyre legale dhe legjitime të lëshuar nga shteti i Serbisë”.
“Targat KM nuk mund të jenë të paligjshme, sepse ato lëshohen nga autoritetet e Republikës së Serbisë në përputhje me të gjitha procedurat ligjore në territorin e tyre dhe pranohen kudo në botë”.
“Kjo tregon qartë se asnjë video-mesazh dhe kërcënim nga Kurti dhe Sveçla së bashku nuk mund t’i frikësojë serbët në Kosovë, sepse askush nuk mund t’ua heqë të drejtën për të qenë qytetarë të Serbisë ‘që nuk duan të jetojnë në të ashtuquajturin shtet të Kurtit””, tha Petkoviq.
Procesi për kthimin e targave nga ato ilegale në “RKS” ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.