Petkoviq: Nuk pres asgjë nga 24 tetori, për Prishtinën problem Asociacioni

16:38 | 21 October 2024
petkoviq:-nuk-pres-asgje-nga-24-tetori,-per-prishtinen-problem-asociacioni

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, duke insistuar në themelimin e Asociacionit, është shprehur pesimist për rezultatin e negociatave në takimin e paraparë në Bruksel me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi më 24 tetor.

Siç ka thënë Petkoviq, e gjitha për shkak se për ‘’Prishtinën është problem që të diskutojë Asociacionin e komunave serbe dhe përmbushjen e marrëveshjeve’’, transmeton klankosova.tv.

”Petkoviq tha se nuk mund të presë asgjë nga raundi i ardhshëm i dialogut në Bruksel i paralajmëruar për 24 tetor, sepse, thotë ai, është mësuar nga përvoja e negociatave dhe takimeve të mëparshme”, shkruan tanjug.

Beogradi është gjithmonë i vendosur të bisedojë dhe t’i përgjigjet çdo ftese të të dërguarit special Miroslav Lajçak dhe të jetë në Bruksel me ekspertët e palës serbe, ka thënë ndër tjera Petkoviq.

Komento: