Petkoviq pas takimit me Bislimin: Insistuam në themelimin e Asociacionit

23:33 | 02 Korrik 2024
petkoviq-pas-takimit-me-bislimin:-insistuam-ne-themelimin-e-asociacionit

Petar Petkoviq, kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën është deklaruar pas takimit që ka pasur me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimin në Bruksel, takim i zhvilluar nën ndërmjetësimin e Miroslav Lajçakut, emisari evropian për dialogun.

Petkoviq ka pretenduar se ‘Kosova nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë”, ka raportuar Tanjug.

Tutje ai ka thënë se në takimin trepalësh, Beogradi insistoi për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Nuk e ka lënë edhe pa propaganduar, duke thënë se “politikat e kryeministrit Albin Kurtit synojnë dëbimin e serbëve”.

“Dialogu është vendi i vetëm për zgjidhje kompromisi, ndryshe nga java e kaluar kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte i gatshëm për bisedime, ndërsa Kurti refuzoi të bisedonte,” tha Petkoviq për gazetarët pas takimeve. /Gazeta Express

 

Komento: