Petkoviq shkruan nga Brukseli për serbin që dyshohet për sulmet në Veri: I katërti që e liruam

17:05 | 19 Korrik 2023
petkoviq-shkruan-nga-brukseli-per-serbin-qe-dyshohet-per-sulmet-ne-veri:-i-katerti-qe-e-liruam

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, i cili po qëndron në Bruksel, para pak minutash ka bërë një reagim në profilin e tij në “twitter” për lirimin nga paraburgimi të serbit Urosh Vukashinoviq, i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për sulmet në Veri, shkruan Express.

Petkoviq ka thënë se Vukashinoviq është bashkuar me familjen e tij dhe se është serbi i katërt që thotë se “Serbia ka arritur ta lirojë”.

“Dhe Urosh Vukashinoviq, serb i arrestuar në Leposaviq më 17 qershor nga policia e Kurtit, sot është liruar! Ai sapo ishte bashkuar me familjen e tij. Uroshi është serbi i katërt që e liruam dhe vazhdojmë luftën për të gjithë bashkatdhetarët tanë të arrestuar pafajësisht!”, ka shkruar Petkoviq.

Komento: