Petkoviq zgjidhet shef i ri i “Zyrës për Kosovën” pas largimit të Gjuriqit

15:01 | 09 Tetor 2020

Serbia zgjedh shefin e ri të “Zyrës për Kosovën” pas largimit të Gjuriqit.

Petar Petkoviq do të jetë shefi i ri i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.

Ky vendim është marrë sot pas shkarkimit të Marko Gjuriq.

Petkoviq që nga viti 2016 ka qenë zëvendës i Gjuriqit.

Gjuriq me një vendim të qeverisë së Serbisë është emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komento: