Petrit Selimi ironizon me armatimin qe Serbia mori dhuratë nga Rusia: Kushton vetëm 12 mijë dollarë

13:03 | 29 July 2019

Rusia i ka bërë dhuratë ushtrisë së Serbisë 10 automjete të blinduara të tipit BRMD 2, njoftojnë mediat serbe.

Por, po del që këto automjete të cilat bënë bujë në media ka disa dekada që kanë dalë nga përdorimi.

Për të njëjtën çështje ka shkruar në Twitter edhe Petrit Selimi, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq shprehi sot falënderimin për Federatën Ruse e homologun e tij Vladimir Putin, për 10 automjetet e blinduara të tipit BRDM 2 që ushtria e Serbisë mori dhuratë nga Rusia.

Kreu i shtetit serb, tha se nuk bëhet fjalë për automjete të tilla të tipit të vjetër, e se këto që i morën dhuratë janë të reja.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar sot përmes Twitterit, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

Selimi ka shkruar se këto automjete, janë momentalisht hekurishte metali që kushtojnë 12 mijë euro, e që kanë dalë nga përdorimi që nga viti 1989.

“Serbia njoftoi për marrjen e 10 automjeteve të blinduara donacion nga Rusia. Duket se këto kushtojnë 12.000 dollarë, si hekurishte, sepse të njëjtat janë ndaluar të prodhohen që nga viti 1989”, ka shkruar ish-ministri.

Komento: