Ish-ambasadori i Kosovës, Petrit Selimi e ka komentuar emërimin e eurodeputetit estonez nga Partia Popullore Europiane (PPE), Riho Terras si raportues për Kosovën në Parlamentin Europian.
“‘Trifecta’ interesante estoneze!”, shkroi Selimi në X, duke shtuar se si Terras, ish-komandant i Forcave të Mbrojtjes të Estonisë u emërua në këtë detyrë.
“Ai i bashkohet ambasadorit të BE-së në Kosovë Aivo Orav dhe sigurisht Kaja Kallas si Komisionere e re e Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm”.