Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi i cili përcjell në vazhdimësi ngjarjet që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi dhe në përgjithësi rajonin ka shkruar për delegacionin ndërkombëtar që do të vijë të premten në Kosovë.
Selimi ka thënë se ky është një momentum shumë i rëndësishëm sa i përket procesit të dialogut duke qenë së në Prishtinë dhe Beograd do të zbarkojnë Lajcak, Escobar bashkë me këshilltarët e Macron, Scholz dhe Meloni.
Megjithatë Selimi ka thënë se ka dëgjuar pëshpërima dhe thashetheme se Kosovën pritet që ta vizitojë edhe një “emër i madh” megjithatë ka thënë se s’dëshiron që të spekuloj lidhur me këtë.
“Dëgjoj pëshpëritje për thashethemet se një emër tjetër të madh, por nuk do të spekuloj”, ka shkruar Selimi.