Petroviq i shokuar nga BIA serbe, tregon se për çfarë e pyetën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Petroviq i shokuar nga BIA serbe, tregon se për çfarë e pyetën

11:32 | 09 Dhjetor 2018

Deputeti i Kosovës, Sllobodan Petroviq, tregon se për çfarë e pyetën zyrtarët e BIA-s, duke shprehur zhgënjimin me ndalesën që i ishte bërë.

Petroviq, ka rrëfyer për ndalimin që i është bërë të shtunën nga Policia e Serbisë në pikë-kalimin kufitar në Merdar, derisa po udhëtonte në një vizitë familjare në Beograd.

Petroviq thotë se fillimisht ai u ndalua nga pjesëtarët e MUP-it të Serbisë dhe është marrë në pyetje nga zyrtarët e Shërbimit Informativ dhe Sigurisë të Serbisë (BIA).
Të shtunën rreth mesditës Petroviq ishte nisur për vizitë te motra e tij në Beograd, por ishte ndaluar në Merdar.

Siç ka deklaruar për RTV KIM, ai fillimisht është ndaluar nga pjesëtarët e MUP-it të Serbisë të cilët e kanë futur në një dhomë, derisa kanë ardhur zyrtarët e BIA-s

Petroviq thotë se zyrtarët e BIA-së kanë mbërri aty pas një orë e gjysmë, të cilët e kanë marrë në pyetje për dy orë rresht.
“Më kanë pyetur për gjëra të përgjithshme dhe të njohura dhe për ato që shkruajnë mediat. Unë i kam pyetur, përse më kanë ndaluar dhe nëse jam i arrestuar? Ata thanë se nuk jam i arrestuar, por duhet të kryejnë një bisedë me mua. Unë u thashë se nëse nuk kanë çfarë tjetër të më pyesin, të më lirojnë të shkoj, sepse më pret familja dhe se jam nisur të shkojë te motra në një festë familjare në Beograd. Megjithatë, më thanë se nuk mund të më lëshojnë të shkoj deri të konsultojë autoritetet kompetente në Beograd”, tha Petroviq, që është edhe kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), përcjell Telegrafi.

Petroviq thotë se zyrtari i BIA-s i cili nuk ka dashur të prezantohet, pas kryerjes bisedës telefonike, i ka thënë se ai duhet të presë deri në orën 16:00 dhe pastaj mund të shkonte ku të dojë.

Megjithatë, pas skadimit të kohës, Petroviq u kthye mbrapsht dhe u drejtua për në Graçanicë.
“Unë jam në shok. Nuk e di pse më ndaluan katër orë, as nuk e di nëse isha i arrestua, apo çfarë tjetër. Për herë të parë më ka ndodhur diçka e tillë”, tha ai

Thotë se për këtë ngjarje i ka informuar përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe ambasadave të vendeve perëndimore dhe pret reagimin e tyre.

Komento: