Përkundër që u ndalua një herë, Petroviq ia mësyn sërish Serbisë.
Pas ndalesës që iu bë këshilltarit të Haradinajt, Srdjan Jovanoviq nga autoritetet serbe në kufi, Serbis do të ia mësyjë edhe kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq.
Ndonëse nuk dihen arsyet e vizitës së tij, Kuvendi i Kosovës këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media, raporton lajmi net.
Ai në Serbi do të hyjë përmes pikës kufitare të Merdares.
“Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Slobodan Petrovic, sot në orën 11:00 do të kalojë në pikën kufitare në Merdare, për në Serbi”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se Petroviq ishte ndaluar edhe më herët nga autoritetet serbe, teksa kishte thënë se ishte marrë në pyetje nga shërbimi sekret serb.