Petroviq ka hedhur akuza të shumta ndaj Listës Serbe.
Kryetari i SLS-së, Sllobodan Petroviq, ka folur për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2017 dhe për parregullsitë e shumta të cilat thotë se i kanë dokumentuar dhe askush nuk ka ndërmarrë asgjë.
Ai në një intervistë për “BlicInterview” ka hedhur akuza të shumta ndaj Listës Serbe për të cilët thotë se i kanë fituar zgjedhjet me kërcënime si verbale ashtu edhe fizike.
“Unë u kam thënë shumë qartë edhe të gjithë ambasadorëve. Juve iu kujtohen zgjedhjet parlamentare të cilat kanë ngjarë në çfarëdo qoftë, por jo në zgjedhje dhe në kuadër të këtij procesi zgjedhor. Ka pasur aq parregullsi dhe vepra penale sa deri më sot nuk ka pasur aq shumë të shënuara”.
Petroviq tha se rastet i janë paraqitur Policisë, Prokurorisë, ambasadave dhe BE-së por se nuk ka pasur reagim nga askush.
“Dhjetëra njerëz kanë humbur punën, sidomos ata që veç nuk kanë dashur ta votojnë Listën Serbe, me qindra veta kanë humbur ndihmat sociale, njerëzit kanë qenë të frikësuar, të kërcënuar madje edhe fizikisht. Ia kemi paraqitur edhe Policisë edhe Prokurorisë edhe Ambasadave e edhe BE-së që i ka pasur vëzhguesit e vet këtu dhe në raportet e saj i ka shënuar këto fakte.
“ Për fat të keq, nuk ka pasur asnjë reagim asht siç duhet, askush nuk është dënuar për një veprim të tillë. Madje këso lloj njerëzish në Parlament dhe në Qeveri nuk mund të pritet të bëjnë diçka tjetër veçse të sillen kësisoj”.
“Nuk i përgjigjen qytetarëve të Kosovës, ata i kanë marrë votat të themi me thasë, ne disi shtiremi sikur nuk dimë asgjë por e vërteta është se dihet kush paguan për të”.