Mjekët kanë mbajtur grevë sot pas vendimit të Kushtetueses për pezullimi e Ligjit për Pagat.
Që nga ora 07:00 e deri në orën 15:00 institucionet shëndetësore mbajtën grevë pas pezullimit të ligjit për paga deri më 30 mars 2020, nga Gjykata kushtetuese.
Grevën e kundërshtuan kolegjiumi profesional i kirurgëve duke e quajtur të pakuptimtë këtë grevë.
Ndërkohë është paralajmëruar se të hënën do të mbahet takimi i të gjithë mjekëve për të vendosur për hapat që do të ndërmirren në ditët në vijim.
Ndërsa Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk iu kanë bashkuar grevës së organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.
Këtë e ka bërë të ditur kirurgu Arbër Morina, i njohur si një nga organizatorët e grevave të mëhershme të kirurgëve.
“Kolegjiumi profesional i kirurgëve sot merr vendim të njëzëshëm: nuk ka asnjë lloj greve, puna vazhdohet normalisht”, thuhet në njoftimin e Morinës.