“Pezullimi i taksës është i domosdoshëm”

09:06 | 21 Janar 2019

Muaj më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim për vënjen e taksës prej 100% për produktet serbe.

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka thënë se Kosova duhet t’i trajtojë seriozisht kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për pezullimin e taksës ndaj Serbisë.

Ai ka theksuar se Amerika po sugjeron pezullimin e taksës por, në rast se dialogu do të dështonte, taksa do të vazhdonte me automatizëm.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se pezullimi i taksës është i domosdoshëm meqë po i rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me aleaten kryesore, ShBA-në.

Ai ka thënë se mund të vihet në pikëpyetje edhe ndihma për mbështetjen e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas Maliqit, mesazhet e Uashingtonit janë kërcënime serioze dhe nuk duhet të neglizhohen.

Komento: