Refuzuan të vaksinohen, pezullohen nga puna 117 punonjës shëndetësorë në Itali.
Në qytetin Pordenone në verilindje të Italisë, sot u pezulluan 177 punonjës shëndetësorë, pasi refuzuan të vaksinohen.
Sipas medieve lokale atje, 46 prej tyre janë infermierë dhe pjesa tjetër janë mjekë.
117 punonjësit nuk u paraqitën në qershor për tu vaksinuar, si pasojë ata do të pezullohen nga puna deri në fund të vitit 2021, raporton oranews.
“Rregullat duhen zbatuar. Është fillimi i një procesi që do të zbatohet, siç parashikohet nga ligji”, tha nënkryetari i rajonit të Venetos, Ricardo Ricciardi.
Kujtojmë që tashmë disa shtete e kanë bërë obligativ vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë kundër COVID-19.
Pasi janë në vijën e parë të frontit, punonjësit shëndetësorë janë parë si prioritet për vaksinim.