Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare

22:38 | 27 November 2024
pezullohet-nga-puna-mesuesi-qe-nuk-lejoi-nxenesen-te-hyje-ne-shkolle-me-veshje-kombetare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante mësimin për shkak se po mbante plisin dhe kishte të veshura rrobat me motive kombëtare për festën e 28 Nëntorit, është pezulluar nga puna.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu.

Ajo ka thënë se me shumë keqardhje ka marrë lajmin për incidentin, të cilin e ka quajtur të papranueshëm.

“Ky veprim është një shkelje e rëndë e çdo morali, etike dhe norme juridike. Kosova është shtet demokratik dhe laik, ku simbolet kombëtare gëzojnë respekt të pakushtëzuar në çdo institucion, dhe askush nuk ka të drejtë t’i përdhosë ato. Në këtë rast, ju njoftoj se profesori është pezulluar menjëherë nga detyra dhe do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje të papranueshme.”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj:

Komento: