Shkarkohet një zyrtar i SHKK-së, dyshohet për kontrabandë brenda burgut në Gjilan.
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka pezulluar nga puna zyrtarin me inicialet K.R., pasi që i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare duke mundësuar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.
“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin.
Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftim.