Pezullohet operacioni i kërkim-shpëtimit për turistin lituanez, i cili u zhduk më 5 shtator

14:38 | 19 October 2024
pezullohet-operacioni-i-kerkim-shpetimit-per-turistin-lituanez,-i-cili-u-zhduk-me-5-shtator

 

Më 13 tetor ShKShMK, ka vazhduar kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur më 5 shtator të këtij viti.

Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, transmeton Klankosova.tv.

“Operacioni është zhvilluar në tre drejtime operacionale,një nga ajri me dron dhe dy të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekpertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.

Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë.

Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse.

Komento: