
Coutinho përfundon operacionin, konfirmohet sa do të mungojë.
Philippe Coutinho u lëndua në ndeshjen ndaj Eibarit e cila u mbyll në fund me rezultat të barabartë 1-1.
Gjatë ditës së sotme, braziliani është bërë operacion në gjurin e tij të majtë dhe e ka përfunduar me sukses atë.
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, sot në një konferencë shtypi tha se Coutinho do të jetë jashtë fushave për të paktën 3 muaj pas atij operacioni.
Ai gjithashtu tha se mungesa e lojtarëve sikurse Coutinho dhe Fati po ndikon shumë në klubin e tij dhe dëshiron rikthimin e tyre sa më shpejt.
Në shkurt, blaugranët do të përballen me Paris Sain-Germain në Ligën e Kampionëve, dhe siç është raportuar, Coutinho do të humbasë të dyja ndeshjet.