Piatek ‘çmend’ tifozët e Milanit me deklaratën e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Piatek ‘çmend’ tifozët e Milanit me deklaratën e fundit

10:51 | 30 Janar 2019

Shënoi dy super gola në ndeshjen kundër Napolit.

Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek debutoi në mënyrë fantastike duke shënuar të dy golat në fitoren 2:0 ndaj Napolit në çerekfinalen e Coppa Italia.

Përforcimi i ri i “Rossonerëve” ka thënë se ky është vetëm fillimi i aventurës së tij në San Siro.

“E kam pritur një mbrëmje kështu, e kam thënë se jam gati edhe para se t’i shënoja dy golat. Është vetëm fillimi”, deklaroi Piatek për “Milan TV”, transmeton lajmi.

“Të dy golat ishin të bukur, edhe pse janë të ndryshëm. Kjo shkoi mirë, por tashmë mendoj për ndeshjen në Romë kundër Romës”, u shpreh ai.

Komento: