Piatek ‘çon peshë’ rossonerët me deklaratën e fundit

12:02 | 26 July 2019

Krzysztof Piatek, është i gatshëm të “pushtojë” fanellën e Milanit me numër 9 dhe beson se Marco Giampaolo do të përfitojë më së miri prej tij.

Piatek ishte një goditje e menjëhershme për Milanin, duke shënuar 11 gola në 19 ndeshje Serie A pas transferimit të tij prej 35 milionë eurosh nga Genoa në janar, dhe ai tani i është dhënë fanella e tyre Nr 9,përcjell ORAinfo.

“Nr 9 është një numër i rëndësishëm për një sulmues. Të gjithë sulmuesit më të mirë e veshin atë – Lewandoëski, Suarez, Benzema, Kane. Jam i lumtur sepse klubi besonte në cilësinë time. Ata më thanë se do ta fitoja fanellën, ndërkohë që thashë se do të kisha luftuar me gjithë forcën time për ta marrë atë dhe e kam bërë.

“Unë nuk besoj në bestytni ose këtë mallkim. Për mua, nr 9 është normale. Çdo gjë do të jetë mirë me nr. 19. Nuk më tremb. Jam i lumtur që luaj me një skuadër si Milan’ i tha ai Gazzetta dello Sport./ORAinfo/

Komento: