Piatek do ta ndërpres ‘agjërimin’ arsyeja e papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Piatek do ta ndërpres ‘agjërimin’ arsyeja e papritur

20:37 | 16 Maj 2019

Piatek kërkon ta ndërpresë ‘agjërimin’.

Për Krzysztof Piatek, ajo në Firence ishte ndeshja e pestë radhazi pa shënuar gol.

Kundër Frosinone, në sfidën e radhës në kampionat, polaku i Milan duhet të tentojë të ndërpresë agjerimin e golave që zgjat prej plot 507 minutave lojë. Është kjo shterpësia më e gjatë në aventurën e tij italiane.

Gjithsesi, edhe pse sulmuesi nuk po përjeton një moment të shkëlqyer, sikurse raporton “La Gazzetta dello Sport”, nëse polaku do të realizojë dy gola në ndeshjet e mbetura mundet të regjistrojë një rekord.

Një dygolësh në fakt do të çonte polakun në kuotën e 10 golave me kuqezinjtë në Seria A, pas 13 golave të shënuar më parë me Genoa.

Ky do të ishte një rekord në kampionatin italian, madje edhe për kampionatet elitare në Europë në këtë milenium.

Arritje unike, me përjashtim të Aubameyang, që sezonin e kaluar 2017-18 arriti kuotën me dyshifra me dy fanella, por në kampionate të ndryshme: 13 gola me Borussia Dortmund dhe 10 me Arsenal.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!